PASQYRA E LAJMEVE N`ORA 12.oo

E mėrkurė mė, 27 Qershor 2012

LUKSEMBURG – Ministrat e punėve tė jashtme tė Bashkimit evropian ,krahas vendimit qė tė propozojnė negociata me Malin e Zi,tė martėn kanė biseduar edhe pėr gjasat pėr anėtarėsim pėr tė gjitha vendet e Ballkanit Perėndimor,deklaroi nė Luksemburg ministri suedez Karl Bilt. Nė pyetjet tė gazetarėve se a konsideron se Serbia relativisht shpejtė tė “mere dritėn jeshile” pėr BE pėr negociata pėr anėtarėsim ,Bilt ia ktheu”Do tė presim fillimisht tė shohim se a do tė formojė Serbia qeverinė”.I pyetur ,nėse Serbia formon qeverinė,nėse e formon,,athėte mund tė merr datėn e negociatave deri nė fund tė vitit,ministri suedez ėshtė pėrgjigjur se “kėtė nuk do tė dinte”.Bilt tha se nga “pėrparimi nė terren”varet sa gjatė do tė zgjasin negociata e Malit tė Zi me BE,duke bėrė krahasim me Kroacinė tė cilės pėr pėrfundim tė negociatave pėr anėtarėsim ju ėshtė nevojitur tetė vjet. Ndėrsa ministrat e BE janė marr vesh qė bashkėrisht tė bėhet raporti special i BE pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar Europolit. Ministri Suedez dėshiroi tė thotė se “disa rrjete kriminale nė Serbi dhe Mal tė Zi janė tė ndėrlidhura fortė”,duke shtuar “Duhet tė jemi tė sinqertė dhe tė themi se Serbia pėr kėtė ka bėrė mė shumė”.”Aty janė ato rrjete,tė ndėrlidhura edhe me Kosovėn,mos tė flasim se janė tė ndėrlidhura me tėrė Evropėn dhe Botėn”,tha Bilt.

MITROVICA E KOSOVĖS –Kryetari i komunės sė Mitrovicės sė Kosovės Kėrstimir Pantiq vlerėsoi tė martėn se plani i kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēi pėr veriun e Kosovės po tregon se shqiptarėt janė tė vetėdijshėm se Kosova”nuk ėhstė e pavarur dhe nuk kanė kontroll ndaj veriut tė Krahinės”.Presim qė qeveria e re e Serbisė mė kryetarin e shtetit tė bėjė strategji tė re pėr negociata rreth Kosovės dhe Metohisė pėr tė zgjidhur mė nė fund statusin meqė ajo ēfarė tashti kemi ėshtė e pazgjidhur”,tha Pantiqi pėr agjencinė Beta. Pantiq tha se qytetarėt e veriut tė Kosovės nė referendum thanė se nuk pranojnė institucionet shqiptare dhe ky vullnet i tyre duhet respektuar.

BEOGRAD – Shtėpia familjare e Ugrin Stefanoviqit ,serbit tė kthyer nė fshatin Bablak te Ferizajt,ėshtė thyer tė martėn ,lajmėron Radio KIM.Djali i Ugrin Stefanoviqit ,Bojani,tha pėr atė radio se hajnat nė shtėpi kanė hyrė pėrmes dritares dhe kanė pėrzier gjėrat,por nuk kanė marr asgjė.”Hajnat kanė thyer mjaft gjėra,kanė bėrė tollovi,kanė rrokullisur shporetin,kanė kthyer tepihėt,por nga shtėpia nuk ėshtė marr asgjė”,tha Bojan Stefanoviq dhe shtoi se prindit e tij nuk ishin nė shtėpi kur ka ndodhur,por nė Nish. Zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės nė Ferizaj Agim Gashi tha pėr Radio KiM se policisė ju paraqitur plaēkitja nė Babalak,por nuk ka pasur mė informacione.

HAGĖ – Shteti i Holandės do tė ankohet nė aktgjykimin me tė cilin ushtarėt holandez nė pėrbėrje tė UNPROFOR-it,janė shpall “pjesėrisht fajtor” pėr vdekjen e tre myslimanėve tė Bosnjės nė Srebrenicė nė Korrik tė vitit 1995,informon tė martėn Ministria e mbrojtjes e atij vendi.”Ne do tė bėjmė ankesė nė atė aktgjykim”,tha pėr agjencinė Frans pres zėdhėnėsi i ministrisė holandeze. Gjykata e apelit nė Hagė vlerėsoi se mė 5 Korrik tė vitit 2011 se shteti i Holandės ėshtė pėrgjegjės pėr vdekjen e tre myslimanėve nė kohėn e masakrės nė Srebrenicė mė 1995. Gjykata e qarkut nė Hagė mė parė ka vlerėsuar se trupa holandeze kanė pasur imunitet meqė nė Srebrenicė kanė vepruar nėn ombrellėn e KB dhe ka hedhur kėrkesėn e dėmshpėrblimit tė familjarėve tė viktimave. Gjykata e apelit,megjithatė,ka lejuar kėrkesėn pėr dėmshpėrblim tė Hasan Nuhanoviqit pėrkthyesit tė batalionit holandez nė Srebrenicė dhe kushėririt Riza Mustafiq,elektricistit nė llogoren e njėsisė holandeze. Gjykata theksoi se shteti i Holandės”pjesėrisht ėshtė pėrgjegjės” pėr vdekjen e Nuhanoviqit babait dhe vėllait ,edhe pėr vdekjen e Riza Mustafiqit meqė ushtarėt holandez i kanė hedhur nga llogore i tyre dhe i kanė dorėzuar Ushtrisė sė RS tė cilėt pastaj i kanė vrarė.

SARAJEVĖ – Kėshilli organizativ pėr shėnimin e 17 vjetorit tė gjenocidit ndaj boshnjakėve tė Srebrenicės ka vendosur tė martėn qė nė ceremoninė e 11 Korrikut nuk do tė ketė paraqitje zyrtare,por nuk do tė ketė ndalesa tė ardhjes tė zyrtarėve vendor dhe ndėrkombėtar. Konfirmohet se nė Qendrėn memorialė nė Potocari mė 1 Korrik do tė varrosen mbetjen mortore tė 510 viktimave.

BEOGRAD – Kryetari i Partisė Socialiste tė Serbisė (PSS) Ivica Daciqi ka vendosur qė qeverinė e re tė formojė me Partinė Pėrparimtare serbe (PPS) dhe regjionet bashkuara tė Serbisė (RBS),ndonėse ai vendim nuk ėshtė kumtuar zyrtarisht,transmeton gazeta ditore “Politika”.”Pas humbjes sė vendit tė presidentit,Partia Demokratike,e cila ishte strumbullar e dy qeverive tė mėparshme,definitivisht po shkon nė opozitė... Ndonėse marrėveshja praktikisht ėshtė arritur,vendimi pėr koalicionin me pėrparimtarėt duhet tė ‘aminojė’ Kėshilli qendror i PSS,para se qė tė thuhet publikisht”,thuhet nė Politika” edicioni i tė mėrkurės. Ajo gazetė thekson se Daciqi do tė jetė kryeministėr dhe ministėr i punėve tė brendshme nė qeverinė e re .Gazeta “Pres”,duke u thirr nė burimet e PPS dhe PSS thekson se Daciqi kaq pranuar nga pėrparimtarėt qė tė jetė kryeministėr. Pėr formimin e qeverisė sė Serbisė shkruan gazeta ditore “Blic”,qė nė edicioni e tė mėrkurės thekson se PPS insiston te PSS qė nė qeverinė re me pėrparimtarėve ti dorėzoj resorėt lidhur me politikėn e jashtme,pėrkatėsisht ēdo gjė qė ndėrlidhet me bashkėsinė ndėrkombėtare.

BEOGRAD – Partia demokratike (PD) ka kėrkuar tė martėn nga Partia Socialiste e Serbisė (PSS) qė tė kumtoj se cila ėshtė pengesė pėr formimin e qeverisė sė re tė Serbisė dhe a vlen ende marrėveshja e koalicionit e arritur mė 8 Maj. PSS ka dhėnė mbėshtetje qeverisė sė pėrbashkėt tė udhėhequr nga Boris Tadiqi dhe opinioni duhet tė njoftohet me atė se a vlen marrėveshja e arritur”thuhet nė komunikatė tė PD. Siē thuhet ,PD me koalicionin rreth PSS menjėherė pas zgjedhjeve tė majit ka bėrė marrėveshje rreth programit dhe ka siguruar shumicėn e nevojshme pėr qeverinė pa vendosur kushte kadrovike dhe kėrkesa.

BEOGRAD – Nėnkryetarja e Partisė Socialiste e Serbisė (PSS) Sllavica Gjukiq Dejanoviq tha tė martėn se negociata pėr formimin e qeverisė me Partinė demokratike (PD) po shkojnė “shumė vėshtirė” ,por vendimin pėr ndėrprerjen duhet tė marrin organet e partisė.”Ne kemi qėndrim zyrtarė qė tė provojmė me PD,nėse kjo nuk ndodhė,atėherė do tė bisedojmė me partitė tjera,por vendimin pėr kėtė duhet tė marrin organet e partisė” tha Gjykiq Dejanoviq pėr agjencinė Beta dhe shtoi se nuk di kur do tė jetė seanca e Kryesisė sė partisė.