PASQYRA E LAJMEVE N`ORA 18.oo

E martė mė, 26 Qershor 2012

BRATISLLAV – Shefi i diplomacisė sllovake Mirosllav Lajcak deklaroi sot nė Luksemburg me rastin e idesė qė Shqipėria, Kosova Maqedonia dhe Mali Zi tė krijojnė njė Beneluks Ballkanistikė qė Ballkani pėr kėtė ende nuk ėshtė i gatshėm nė redn tė parė pse Kosova,nuk do tė ishte partnere i barabartė meqė nuk e njohin as tė gjitha vendet e Bashkimit evropian as botės.”Tendencat e tilla duhet tė vijnė nga brenda nga ato vende,mendoj se nė Ballkan ende nuk kemi arritur deri atje. Para se gjithash pse Kosova si shtet nuk ėshtė njohur nga tė gjitha vendet e BE as botės dhe nga ai aspekt partnere i barabartė”,tha Lajacak pėr agjencinė sllovake TASR gjatė takimit ministror tė shefave tė diplomacisė anėtare tė BE. Autorėt e idesė pėr Beneluksin e Ballkanit ku do tė pėrfshiheshin katėr vendete e pėrmendur .ekonomisti austriak qė jeton nė Shqipėri Ginter Felinger dhe gazetari kosovar Ekrem Krasniqi,si njėrėn nga pėrparėsitė e integrimit tė tillė tė thellė kanė theksuar pėrforcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike shanset mė tė mėdha pėr anėtarėsim mė tė shpejtė nė BE.

PRISHTINĖ – Qeveria e Kosovės dhe Zyra ndėrkombėtare civile planifikojnė qė nė veri tė Kosovės”tė vendosin normalitet” pėrmes nėntė masave nė fusha tė ndryshme,shkruan gazeta ditore e Prishtinės :Koha Ditore” ,Plani i veprimit nė tė cilin gazeta ka pasur qasje,do tė duhej qė Grupi ndėrkombėtar drejtues tė shqyrtoj nė fillim tė korrikut kur do tė merret vendimi pėr ndėrprerjen e pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės,qė do tė hy nė fuqi nė shtator tė kėtij viti. Grupi ndėrkombėtar drejtues ka kėrkuar hapa konkret dhe planin e integrimit tė veriut tė Kosovės qė vendimi pėr fundin e pavarėsisė sė mbikėqyrur tė merret mė lehtė. Si hap konkret thekson hapjen e Zyrės administrative nė veri tė Mitrovicės,ndėrsa me plan janė paraparė hapat tjerė konkret ,shkruan gazeta.

BEOGRAD – Kryetari i Serbisė Tomisllav Nikoliq nuk po zhvillon negociata tė fshehura nė emėr tė Partisė Pėrparimtare serbe pėr formimin e qeverisė sė re dhe shkrimet e tilla nė media janė tentim pėr diskreditim tė prestigjit tė kryetarit pėr shkak tė senzacionalizimit tė lirė, kumtoi sot shėrbimi informativ i kryetarit tė Serbisė. Nė komunikatė me rastin e shkrimeve nė disa media se Nikoliqi po zhvillon negociata tė fshehura,dhe kėshtu ka shkelur premtimet se do tė jetė kryetarė i tė gjithė qytetarėve,shėrbimi informativ theksoi se kjo ka pėr qėllim qė tė humb kuptimi i tė gjitha pėrpjekjeve qė Serbia,nė interesin mė tė mirė tė vendit sa mė parė tė fitoj qeverinė e re. Kryetari,siē thuhet nė komunikatė ,ka biseduar me pėrfaqėsuesit e partive politike pėr tė cilėn gjė ėshtė informuar opinioni dhe ėshtė “ e papranueshme shpikja e do fare “bisedave tė fshehta”pėr tė cilėn “dėshmojnė”sipas rregullės,”burimet e informuara mirė”ose ‘bashkėfolėsit qė kanė dėshiruar tė mbeten anonim,ose “individėt e informuar”rregullisht pa emra dhe mbiemra”.

LUKSEMBURG – Shefat e diplomacisė sė Bashkimit evropian sot nė Luksemburg ,kanė porositur qė tė premten tė fillojnė negociatat pėr anėtarėsim tė Malit tė Zi dhe kėtė tė mbėshtesin udhėheqėsit e BE,kumtoi komisari evropian pėr zgjerim Shtefan File. File nė porosinė e shkurtėr nė rrjetin shoqėror Tviter ka shkruar se “ēmon atė qė ministrat evropian kanė porositur tė fillojnė negociata pėr anėtarėsimin me Maline Zi tė premten qė kėtė tė mbėshtesė Kėshilli Evropės” Kjo thuhet nė konkluzat e seancės ministrore tė BE,nė tė cilėn ka pasur qasje agjencioni Beta. Pėrveē tjerash, Gjermania dhe Belgjika nė seancėn e shefave tė diplomacisė sė BE kanė kėrkuar qė tė caktohet fillimi i negociatave pėr anėtarėsimin me Malin e Zi,ndonėse disa anėtare tė BE konsiderojnė se duhet shtesė tė pėrcaktohet se a ekzistojnė garanci tė forta qė pushteti nė Podgoricė po zbaton dhe do tė zbatoj dukshėm tė gjitha kushtet lidhur me sundimin ligjit. Sekretari shtetėror i Gjermanisė Mihail Link deklaroi se “ Gjerrnania fuqishėm ėshtė e pėrkushtuar pėr tė lejuar fillimin e negociatave me Malin e Zi”.

STAMBOLL – Kryetari i Serbisė Tomisllav Nikoliq vlerėsoi sot nė Stamboll se Organizata e bashkėpunimit ekonomike nė Detin e Zi (Black See Economic Cooperatiion-BSEC) ėshtė e gatshme pėr njė epokė tė re tė raporteve nė regjion dhe theksoi rėndėsinė e bashkėpunimit me organizata tjera,para se gjithash me Bashkimin evropian.”Republika e Serbisė ,vendi kandidat pėr anėtarėsim nė Bashkimin evropian ,fuqishėm mbėshtet pėrforcimin e bashkėpunimit tė Organizatės pėr bashkėpunim ekonomik nė Detin e ZI dhe BE me qėllim tė realizimit tė rezultateve konkrete”,tha Nikoliq nė samtin BSEC nė Stamboll. Kryetari i Serbisė ,qė pėrfundon kryesimin gjashtė mujor tė BSEC,ka shprehur bindjen se ajo organizatė “mjaft e pjekur qė tė filloj epokėn e re tė raporteve dhe bashkėpunimit nė dobi tė prosperitetit dhe mirėqenies sė popullit tė regjionit”.Ai vlerėsoi s enė pėrmbushjen e projekteve tė parapara tė detyrave rol tė rėndėsishėm do tė ketė bashkėpunimi BSEC me organizata tjera ndėrkombėtare.”Kėtu para se gjithash kemi parasysh Bashkimin evropian pėr tė cilin jam i bindur s e ekzistojnė shumė mundėsi dhe potenciale pėr bashkėpunim qė nuk janė shfrytėzuar nė vėllimin ė tyre mė tė madh,dhe tė cilat pėrmes Komisionit evropian janė tė pranishėm nė organizatėn tonė”,tha Nikoliq. Nė samtin e sotėm shėnohet 20 vjet ekzistimit tė BSEC-a organizatės qė ėshtė themeluar mė 25 qershor tė vitit 1992 nė Stamboll Pas kryesimit gjashtė mujor tė Serbisė Turqia nga 1 Korriku kryeson me atė organizatė.

BEOGRAD – Regjionet e Bashkuara tė Serbisė (RBS) kanė pėrjashtuar sot nga anėtarėsia Partinė popullore tė Maja Gojkoviqit,meqė ka shkelur marrėveshjen koalicionit, kumtoi ajo aleancė. RBS theksojnė se Maja Gojkoviq “jashtė dijes dhe pėlqimit” tė Kryesisė sė RBS ia ka ofruar vet Partisė demokratike dy mandate qė ka fituar nė listėn zgjedhore tė RBS –Mllagjan Dinkiq, pėr tentim tė formimit, siē thuhet, “qeveri kukull”.”Maja Gojkoviq disa herė muajin fundit rėndė ka shkelur marrėveshjen e koalicionit dhe vendimin e Kryesisė sė RBS. Pėrkundėr vendimit Kryesisė qė negociata me partnerėt potencial nė nivelin republikan dhe lokal pėr formimin ne pushtetit tė kryhen bashkėrisht,Maja Gojkoviq ka bėrė biseda nė mėnyrė tė pavarur,pa autorizuar dhe nė interes tė vet personal”,thuhet nė komunikatė nga seanca e Kryesisė sė RBS.

BEOGRAD – Gjykata e Apelit nė Beograd konfirmoi aktgjykimin me tė cilin anėtarėt e “klanit tė Zemunit ”Millosh Simoviq dhe Sretko Kaliniq tė dėnuar me nga 30 vjet burgim pėr vrasje tė kryeministrit tė Serbisė Zoran Xhinxhiq ,kumtoi sot gjykata .Gjykata theksoi s mbetet nė fuqi aktgjykimi plotfuqishėm i Gjykatės speciale prej 24 Prillit tė vitit 2007.