PASQYRA E LAJMEVE N`ORA 12.oo

E martė mė, 26 Qershor 2012

PRISHTINĖ – Pushteti i Kosovės vazhdimin e bisedave me Serbinė e kushtėzon me zbatimin e marrėveshjeve tė arritura dhe pėr kėtė ka mbėshtetjen e Bashkimit evropian,ndėrsa nė Prishtinė deri mė tashti nuk ka kushte qė dialogu tė ngritėt nė nivelin politik,transmetojnė tė hėnėn mbrėma mediet Prishtinės. Duke reaguar nė deklaratėn e kryetarit Tomisllav Nikoliq se nė tė ardhmen dialogu mes Beogradit dhe Prishtinės do tė duhej tė udhėheq kryetari i Qeverisė sė Serbisė ,analisti politik Belul Becaj vlerėsoi se kjo ėshtė e hershme. Becaj konsideron se deklarata e Nikoliqit se bisedat duhet vazhduar nė nivelin politik para se gjithash ėshtė pjesė e marketingut dhe tentim tė tregoj kontruktivitet nė raportet me Kosovėn. Analisti politik vlerėsoi se me bisedave eventuale tė kryeministrit ose kryetarit tė dy shteteve do tė duhej paraprakisht tė paraprijnė pėrgatitjet e mira dhe pėr kėtė nevojitet kohė. Qeveria e Kosovės mė herėt ka kumtuar se bisedat me Serbinė nuk do tė vazhdojnė derisa tė mos zbatohen marrėveshjet,qė siē thuhet, ka mbėshtetur ndėrmjetėsi i Bashkimit evropian Robert Kuper. Pushteti i Prishtinės ka demantuar shkrimet e gazetės „Zėri” se zėvendėsja e kryeministrit tė Kosovės Edita Tahiri ėshtė ndėrruar nga vendi i shefit tė ekipit negociues me Serbinė.

HAGĖ – Prokuroria e Tribunalit ndėrkombėtar penal pėr Ish Jugosllavinė tė hėnėn nė Hagė,nė fjalėn pėrfundimtare ,ka kėrkuar „sė paku 20 vjet burgim”pėr ish komandantin e UCK Ramush Haradinaj pėr shkak tė krimit ndaj shqiptarėve,romėve dhe serbve nė llogoren e UCK nė fshatin Jabllanicė te Deēani mė 1998. Nė fund tė gjykimit tė pėrsėritur,prokurorėt dėnimin e njėjtė kanė propozuar pėr tė akuzuarit Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj.Pas procesit tė parė,Haradinaj dhe Balaj nė prill tė vitit 2008 janė liruar,ndėrsa Brahimaj ishte dėnuar nė gjashtė vjet burgim. Haradinaj dhe Balaj dhe Brahimaj nė gjashtė pika janė akuzuar pėr vrasje,veprime mizore dhe johumane,sikurse dhe shkelje tė ligjit dhe traditės s ė luftės . ata ngarkohen pėr keqtrajtim,mundim dhe vrasje tė sė paku tetėt tė arrestuarve nė Jabllanicė,nga tė cilėt dy ishin serb,tjerėt romė dhe shqiptarė. I akuzuari i parė Haradinaj nė atė kohė ishte komandant i UCK, Balaj ka udhėhequr njėsinė speciale paraushtarake,ndėrsa Brahimaj ka komanduar me llogorin nė Jabllanicė.

NOVI SAD – Shefja e Zyrės sė qeverisė sė Kosovės nė veri tė Mitrovicės sė Kosovės Adriana Hoxhiq deklaroi tė hėnėn se qytetarėt nė veri tė Kosovės,ku janė serbet shumicė,duhet tė bashkėpunojnė me institucionet e qeverisė sė Kosovės. Hoxhiq nė intervistėn pėr gazetėn e Novi Sadit tha s e ajo zyre do ti takoj qytetarėve tė veriut tė Mitrovicės sė Kosovės,meqė ata me atė do tė qeverisin. Ajo shtoi se pret qė bashkėpunimi i pėrfaqėsuesve tė sektorit joqeveritar,sikurse dhe vet qytetarėve,meqė ėshtė obligim i tyre tė marrin pjesė nė aprovimin e vendimeve nė atė qytetet. Ajo vlerėsoi se zyra,nėse do tė respektojė vullnetin e qytetarėve,gjithsesi do tė jetė e suksešhme dhe do tė shėrbej pėr qėllimin e vet, e ky ėshtė qė tė jetė nė anėn e qytetarėve,tė mbroj interesat e tyre nė ēdo aspekt qė tė merret me ēėshtjet praktike qė i japin kuptim jetės, e jo me politikė tė lartė.

PRISHTINĖ – Pas shtėpisė sė profesor Tomisllav Gjokiqit nė Prishtinė ėshtė rrėnuar edhe njė shtėpi e familjes serbe-shtėpia e familjes Vesiq,lajmėroj tė hėnėn Radio KiM.Sic publikoj Radio nga Cagllavica,shtėpia e familjes Vesiq ėshtė rrėnuar tėrėsisht,nuk ka kurrfarė gjurmėsh se aty dikur ishte shtėpia,ndėrsa nė pllakėn ere tė betonit tahsti janė makinat pėr lavazh. Radio nė internetin e vet ,portalin e vet transmeton edhe fotografinė e vendit ku thot se ishte shtėpia e familjes Vesiq. www,radiokim.net/vesti/srusena-jos jedna-sropska-kuca-u pristini.ht. Njėri nga pronarėt e shtėpisė Gjoka Vesiq deklaroi se i ka ardh rėndė ku ka jetuar me familjen dhe tashti nuk ka kurrfarė gjurmė tė shtėpisė sė tyre.

PODGORICĖ – Ministria e punėve tė brendshme e Shqipėrisė dhe Policia e Malit tė Zi kanė nėnshkruar tė hėnėn nė Shkodėr protokol pėr bashkėpunim q ė parasheh patrulla tė pėrbashkėta gjatė sezonit tė sivjem turistik nė Mal tė Zi. Pėrgjatė detit malazias nė verė,bashkėrisht me kolegėt malazias,do tė patrullojnė edhe policėt nga Kroacia,Serbia dhe Shqipėria ,thuhet nė komunikatė .Drejtoria e policisė sė Malit tė Zi. Marrėveshjet me Kroacinė dhe Serbinė mė herėt i kanė nėnshkruar . Drejtori i policisė Bozhidar Vuksanoviq tha se „qėllimi ėshtė siguria e turistėve” e ekipeve tė pėrbashkėta qė do tė punojnė nė pengimin e tė „gjitha formave tė krimit”.

BEOGRAD – Nėnkryetarja e Partisė Socialiste e Serbisė Sllavica Gjykiq –Dejanoviq deklaroi tė hėnėn se nė negociata pėr qeverinė e re ėshtė nė potez kryetari i Partisė demokratike Boris Tadiq dhe lideri i Partisė Pėrparimtare serbe Aleksandar Vuciqi,e jo socialistėt “Pėrparimtarėt mendojnė se nė kombinimin e tyre Daciqi do tė ishte kryeministėr. Pėr kėtė (vendin kryeministrit) me demokratėt nuk kemi menduar”,tha Gjukiq –Dejanoviq. Ajo,megjithatė theksoi se socialistėt konsiderojnė” se nuk ka politikan qė cilindo funksion shtetėror mund tė realizoj mė mirė se Ivica Daciq”.Nėnkryetarja e PSS theksoi se negocitata pėr kėtė qeveri nuk po shkojnė me shpejtėsinė e dėshiruar,por rikujtoi s ende nuk kanė kaluar afatet ligjore pėr formimin e pushtetit ekzekutiv.Kuvendi i Serbisė ėshtė konstituuar kah fundi majit,ndėrsa afati pėr formimin e pushtetit ekzekutiv ėshtė 90 ditė nga ai afat.